Home KRYESORE Rama: Ishte veshje sportive, s’kisha antiplumb në Prishtinë!

Rama: Ishte veshje sportive, s’kisha antiplumb në Prishtinë!

Pasi mediat e Kosoves dhe Shqiperise raportuan se kryeministri Rama kishte veshur jelek antiplumb gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe sipas tyre jo ne Beograd, ka reaguar vetë kryeministri përmes një komenti në faqen e tij në Facebook.

Rama i është përgjigjur pyetjes së një një qytetari. Albert Gjoni ka komentuar:

“Një pyetje kam unë: pse vajte me antiplumb ne Prishtine sot?,leri keto kazana e kso gjerash palidhje se spo ecin?”.

Ndërkohë përgjigjja e kryeministrit është kjo:

“Ha ha ha ha ha, o zot o zot, sa keq me vjen per ju qe ju tall e perdor si te ishit dele nje katragjysh qe ka zbulu facebook-un ne pleqnine e thelle. Po cfare antiplumbi mor Albert, eshte jelek sportiv o zotni, dhe s’eshte faji im qe une vishem si ma thote mendja, kurse e ju merreni me stampat e me plumbat e veshjeve te mia. Hajde hajde, antiplumb thote katragjyshi e ju me vrap mbas tij sikur e keni çoban! Merru o mik me ndonje liber a ndonje pune e mos harxho kohe me katragjyshin se ai ate pune ka, hap kazanin digjital e nxirr prej aty mbeturinat e botes se rrenave…”, i është përgjigjur Rama.

Share: