Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për protestën e sotme të shoqërisë civile kundër importit të plehrave.
“Çdo qytetari mes protestuesve sot qe mendon se e do Shqiperine me te paster se une i them:Je gabim! Ligji i sherben pikerisht qellimit tend!”, shkruan Rama.
Por ndërkohë komentuesit e kanë kundërshtuar sërish kryeministrin. Lexoni më poshtë se cfarë i thonë disa prej tyre.