Home KRYESORE Rrefimi, Justina Aliaj: Në kohën e Enverit ngacmonin seksualisht ata që “e...

Rrefimi, Justina Aliaj: Në kohën e Enverit ngacmonin seksualisht ata që “e kishin për detyrë”

Ato që në realitetin e sotëm ndodhin rëndom, në kohën e komunizmin ngacmimet seksuale të kolegëve apo njerëzve me post fshiheshin pas fjalëve “e kanë për detyrë”. Femrat e bukura, sidomos këngëtaret e njohura të kohës, ngacmoheshin seksualisht, kështu ka guxuar të tregojë për herë të parë këngëtarja e njohur Justina Aliaj në një intervistë.

Pas festivalit të 11-të, Aliaj nuk e mbushi kurrë boshllëkun që i la mungesa e artit e megjithatë, pas viteve të nëntëdhjeta, në kohën e lirisë, zgjodhi të largohej.

Shtypjet e vazhdueshme, e bënë të zgjedhë të ardhmen e mirë të fëmijëve. Për vite me radhë nuk është parë apo dëgjuar këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare. Në vitet e fundit, daljet e saj në skena kanë qenë më të shpeshta. Ka arritur të realizojë ëndrrat që dikur i lanë në mes. Në një intervistë të gjatë për Panorama, Justina ka folur për shumë gjëra.

Për herë të parë, Aliaj flet edhe për anët e hamendësuar, por të pazbardhura të rretheve artistike të atëhershme! Sigurisht që më fshehtë se sot por avantazhet që kishin disa vetëm sepse ishin “më të gatshme” se ca të tjera, kanë ekzistuar gjithmonë. Aktorja shkodrane ka treguar për diktatorin, ngacmimet seksuale dhe vajzat e privilegjuara.

Duke treguar, Aliaj thotë se kishte nga ata të privilegjuar që nuk ishin artistë të vërtetë.

“Sigurisht që po, por s’mund të jap emra, e ndaluar rreptësisht. Kjo nuk mund të ndodhë me mua. Ata e dinë vetë në radhë të parë a e meritojnë apo jo”, ka thënë ajo.

Më pas, Justina ka treguar se si bëhej karrierë: “Ishte e neveritshme. As nuk e kam dashur kurrë dhe as nuk e kam bërë kurrë, nuk ishte rruga e duhur. Nuk ishte arti i vërtetë, por një art që i shërbente një elite. Kaq. Ne nuk iu përgjigjëm dot asaj”.

Ndërkaq, Aliaj tregon se edhe asaj i janë bërë oferta për të vazhduar karrierën për shkak të hireve e jo talentit.

“Po, ka ndodhur edhe me mua, edhe unë nuk mund t’i shpëtoja atij sistemi. Bëja sikur nuk kuptoja, por pastaj kisha marrë dënimin. Nuk këndoja për kohë e kohë, më hiqnin nga një koncert, nga një tjetër, e kështu me radhë. Është një gjë që më vjen keq që më pyetët, por edhe më vjen keq të gënjej”, ka deklaruar më tej.

Ajo tregon se si bëheshin ngacmimet seksuale: “Kishte. Madje, kur flisnim ngushtë me dy-tri shoqe që kishim, thoshin se ‘e kanë për detyrë’. Ishte e dhimbshme, por secili din vetë çfarë bën dhe e ka për vete gjithsekush”, ka theksuar këngëtarja/Opinion.al

Share: