Home KRYESORE Shalsi nervoz, debaton me gazetarin për ligjin e plehrave (VIDEO)

Shalsi nervoz, debaton me gazetarin për ligjin e plehrave (VIDEO)

Deputeti socialist Eduard Shalsi dhe njëkohësisht kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në parlamanet, sot ka debatuar sot ashpër me gazetarin e ABC News, Indrit Maraku.

Ky i fundit e pyeti për transparencën gjatë diskutimit të ligjit të importit të plehrave, duke i kujtuar se mbledhjet e komisionit kanë qenë me dyer të mbyllura.

Por Shalsi është irrituar duke i kujtuar gazetarit se mbledhja informuese për këtë ligj ishte zhvilluar në datë 13 korrik dhe ka qenë e hapur për mediat. Sipas deputetit gazetari duhet të kërkonte ndjesë për “shtrembërimin e fakteve dhe dezinformimin e publikut”.

Lapsi.al shkruan se në fakt Shalsi gënjen, pasi komisioni që ai drejton ka zhvilluar vetëm një dëgjesë të hapur me ambientalistët dhe gjithë mbledhjet e tjera kur është diskutuar ligji për importin e plehrave kanë qenë me dyer të mbyllura.

Shihni më poshtë videon e debatit të tij me gazetarin.

Video:

Share: