Home KRYESORE Shameti: Edi Rama ka mungese aktiviteti seksual? Apo Niko Peleshin e rreh...

Shameti: Edi Rama ka mungese aktiviteti seksual? Apo Niko Peleshin e rreh gruaja?

Nga Sokol Shameti

“Eshte e vertete qe ne jemi nje maske. Por kjo maske jashte fijeve te pushtetit eshte maske qe e vene te gjithe ata qe na ndjekin. Eshte maska qe thote te vertetat qe ka frike t’i thote studenti ose nepunesi. Eshte nje maske me e madhe se ne qe e administrojme.

JANE SHQIPTARET QE E VESHIN KETE MASKE”.

Cilat jane keto “te vertetat qe ka frike t’i thote studenti ose nepunesi”? Perbuzja per konviktoret qe jane bijte e ketij vendi? Apo degjenerimi i figures se femres? Apo tallja me jo-tironsit? Cila eshte “e verteta” qe thote kjo maske per politiken? Qe Edi Rama ka mungese aktiviteti seksual? Apo qe Niko Peleshin e rreh gruaja?

Eshte e vertete qe duhet nje maske per te thene keto ndyresi te cilat na i shesin per kulmin e artikulimit anti-regjim. Po kjo nuk eshte maska e shqiptarit te zakonshem. Shqiptari i zakonshem eshte nje nder ata qe kjo maske injoranti kokebosh merr neper goje teksa ha fara te bordura e bllokut. Kjo nuk eshte maska e “Anonimatit” apo “Anonymous” sic ua ka qejfi t’i trajtojne keta perverse me fytyre te fshehur. Kjo eshte thjesht maska e nje spurdhjaku te llastuar.

Share: