Nga Kreshnik Collaku*
Sot eshte nje dite kur kercet shemtuar shija bajate e sjelljes groteske e kryeministrit te Shqiperise ne nje aktivitet jashte vendit.
Shumica e shqiptareve zgjedhin ta perqeshin e percmojne me neveri kete shfaqje megallomane protagonizmi naiv dhe delirant.
Por ka disa gjera qe nuk mund te kalojne thjesht duke percmuar banalitetin.
Sot eshte dita te kujtojme se Individi qe tregohet me gisht nga e gjithe bota per kriminalizimin e shtetit, per kthimin e Shqiperise ne hambar e dispeceri nderkombetare droge guxon te jepte leksione demokracie.
Njeriu qe dhunon me harbuteri parimet themelore te demokracise, te drejten e lirine e votes, lirine e te drejten e fjales,njeriu qe shtyp median e lire, drejtesine, njeriu qe rekruton ose shtyp cdo qelize te opinionit dhe shoqerise civile,guxon ti jape mesim Europes se si duhet te sillet e trajtoje refugjatet.
Miku i afert e sponsori politik i Elvis Roshit ofendon kryeministrin e hungarise Viktor Orban.
Miku i Arben Nokes tallet e ironizon Johanes Hahn.
Kolegu i Armando Prenges e Mark Frrokut perqesh Greqine. Avokati i Arben Frokut, Balilajt, Habilajt nuk mund te flase perfaqesoje vullnetin e shqiptareve per tu bere pjese e europes. Europa i hedh tej mbetjet dhe ortaket e krimit.
Çatuesi i oreve te vona i Vucic nuk mund te flase ne emer te Kosoves e te shpalle ne emer te shqiptarise zgjidhen e ceshtjeve madhore kombetare.
Nuk mund te perbetohesh per euroatlantizem diten e naten te lobosh per takim te nivelit te larte ne Moske. Asnje shfaqje prej komiku apo servili ne evrope apo arrogant katundi ne Shqiperi nuk e shpeton as reabiliton qeverine dhe historine e tij ne qeverisje te shqiptareve.
Shqiptaret dhe miqte e saj ne bote do ta mbajne mend si qeverine me te paafte e mediokre te kohrave dhe me te zhyturen e te ndoturen me Mafien.
Shqiptaret do tia japin vendin e merituar ne formen e merituar dhe miqte perendimore po ashtu,dhe kjo dite eshte afer.
*Autori eshte drejtues i departamentit te politikes se jashtme ne PD