Të paktën 34 persona u vranë sot në një sulm që mban autorsinë e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) që kishte si objektiv një ceremoni martese në rajonin kurd në verilindje të Sirisë, bëri të ditur qeveria lokale.
Rreth 100 persona janë plagosur ndërsa një kamikaz është vetësakrifikuar në pjesën e brendshme të sallës ku po zhvilloheshin festimet në Tall Tawil, një provincë në veri të Hassake, ku po festohej martesa e një anëtari të partisë kurde.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) raportoi për një bilanc më të rënduar 36 viktima, në mesin e të cilëve 11 fëmijë.