Nga Saimir Tahiri
Policia ka reaguar zyrtarisht, bëhet fjalë për një përpjekje goxha intensive për të përbaltur punën e policisë së shtetit dhe tashmë përveç SHQUP -it, hyjnë dhe segmente të caktuara të medias që kanë edhe guximin të fabrikojnë medemek raporte edhe nga SHISH, herë nga partnerët që nuk ekzistojnë gjëkundi dhe synojnë përbaljen e punonjësve të policisë.
Nuk do të doja që këtë ditë të veçantë ta shpenzoja me pallavra që është mësuar ky cikël llumi në politikë dhe disa segmente të medias ndaj të gjithë atyre që nuk përputhen me interesat e tyre politike, personale dhe shpesh herë kriminale