Home KRYESORE Do të hidhet nga vinçi? Drejtoresha e konviktit në Vlorë: Erjoni kumarxhi,...

Do të hidhet nga vinçi? Drejtoresha e konviktit në Vlorë: Erjoni kumarxhi, e mbaja me kafe e cigare!

Erjon Selimaj, i riu nga Vlora, prej disa orësh ka hipur në një vinç tek stadiumi “Qemal Stafa” në Tiranë, duke kërcënuar se do të hidhet.

Mediat nderkohe kntaktuan Zare Balla drejtoreshen e konviktit në Vlorë ku edhe është strehuar më herët i riu vlonjat dhe ajo tregoi se si e ka njohur.

Ne fakt ajo e përshkroi Erjonin si një person problematik, që më shumë se punë e strehim kërkonte para për të luajtur kumar.

“Mendoj që është një person i komplikuar, ka probleme psikologjike. Kur shtroi babain në çmendinë i thashë doktoreshës se edhe ky ka probleme. Unë personalisht e kam ndihmuar nga ana financiare, nga xhepi im i kam dhënë çdo ditë kafe dhe cigare.

Babai tha se, kam shtëpinë në Picar nuk dua të rri këtu. Erjonin e kam ndihmuar, dhe punë i kam gjetur, por nuk donte të punonte. Erjoni mërzitej në momentin kur nuk kishte lekë. Erjoni me babain nuk sillej mirë, këtë e them jo vetëm unë, por dhe të tjerë. Erjoni më ka shqyer dyert e Konviktit dhe që në kohën kur e strehova aty, më humbnin” tha ajo për mediat.

News 24 publikoi dhe nje mesazh qe ai i kish derguar njerit prej gazetareve te tyre ku i thoshte se do behej terrorist per te vrare ndonje politikan dhe te perfitonin te gjithe femijet jetim.

Statusi ligjor i kesa kategorie njerezish pa mbeshtetje ne Shqiperi eshte i plote dhe me standarde europiane, por per fat te keq ai respektohet me standarde shqiptare, dhe shume pak prej tyre i ofrohet pune dhe minimumi jetik sic e garanton ligji.

Share: