Home KRYESORE Tsipras, Metës: Do shfuqizojmë ligjin e luftës. Bushati: Nuk më ka njoftuar...

Tsipras, Metës: Do shfuqizojmë ligjin e luftës. Bushati: Nuk më ka njoftuar njeri!

Korrespondenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe tha në një lidhje të drejtpërdrejtë se kryeministri Tsipras në takimin me Ilir Metën i është shprehur i gatshëm të dërgojë tek Presidenti Pavllopulos një amendament, i cili do të shfuqizojë ligjin e luftës edhe formalisht.

Burime thanë për Top Channel, se në këtë takim, është rënë dakord se aborgimi i ligjit të luftës është një domosdoshmëri, që do të çliroje energji pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Por ministri Bushati tha se nuk ishte në dijeni të një lëvizjeje të tillë.

“Nuk më ka njoftuar njeri për këtë çështje. Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë konfirmim, as nga ambasada që të vërtetoj këtë tezë”, tha ai.

Bushati ka mohuar se qeveria e sotshme për shkak të koalicioni me PDIU ka një marrëdhënie të ngrira me Greqinë. Sipas Bushatit, mazhoranca e sotme ka marrëdhënie intensive në të gjitha nivelet, ndryshe nga qeveria e shkuar e cila sipas ministrit, në dy vitet e fundit të mandatit nuk pati asnjë komunikim me qeverinë greke./360grade.al

Share: