Home KRYESORE Turqia provokon sërish Greqinë, vendos imam të përhershëm në Shën Sofi

Turqia provokon sërish Greqinë, vendos imam të përhershëm në Shën Sofi

Turqia ka bërë një tjetër provokim ndaj Greqisë. Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” zbulon se presidenti Rexhep Taip Erdogan, ka urdhëruar vendosjen e një imami të përhershëm në Kishën e Shën Sofisë në Stamboll.

Kjo është një shkelje Traktatit të Lozanës, ku prej vitit 1935 parashikohet që në Shën Sofi imami të jetë thjesht vizitor për të kryer shërbesat fetare myslimane.

Sipas informacioneve, imami i ri pritet që të kryej faljet e përditshme, të cilat do të vazhdojnë të kryhen jashtë ndërtesës, në zonën speciale për këtë qëllim, sepse brenda muzeut të godinës ata nuk lejohen.

Në qershor, autoritetet turke lejuan leximin e përditshëm të Kuranit në Shën Sofi gjatë muajit të Ramazanit, çka solli protestat e Athinës dhe reagimin edhe të ashpër të Uashingtonit.

E ndërtuar në shekullin VI, bazilika e krishterë, Shën Sofia, u konvertua në një xhami pas pushtimit të Kostandinopojës nga ushtria osmane në vitin 1453. Me urdhër të Mustafa Qemal Ataturkut, godina e shenjtë e besimtarëve ortodoksë u kthye në muze në vitin 1935. /360grade.al

Share: