Home KRYESORE Universitet Publike rrezikojne te mbesin pa studente! Ja pse..

Universitet Publike rrezikojne te mbesin pa studente! Ja pse..

Nga Klodian Tomorri
Te Enjten fillon shkolla e larte, por ne Universitetet Publike s’ka studente. Nuk eshte shaka. Tani kemi shifrat zyrtare.

Merr Fakultetin e Ekonomise se Tiranes per shembull. Absolutisht nje nga shkollat me te mira te vendit, ne mos me e mira.

Ne Fakultetin e Ekonomise per kete vit ishin miratuar 1150 kuota ne total. Por deri me sot jane regjistruar vetem 440 studente. Pra vetem 30 per qind.

Tani nese per nje muaj e gjysem tek Ekonomiku jane regjistruar vetem 30 per qind e studenteve, sa gjasa ka qe ne dy ditet e mbetura te regjistrohet 70 per qindeshi tjeter? Besojeni ose jo, shkollat publike rrezikojne te mbeten pa studente.

Ne fillim, kur maturantet qanin te stresuar sepse nuk dinin nese do udilte e drejta e studimit apo jo, te gjithe ne kishim nje dileme; A ishte paaftesi corba e arsimit apo kishte nje arsye tjeter me malinje? Sot secili mund te nxjerre pergjigjen e tij.

Megjithate dy pyetje kerkojne pergjigje:

1-Pse u la nga 20 dite afat i detyruar per nje raund regjistrimesh, kur nuk duhej me shume se 2 dite?

2-Pse eshte vene kushti qe nese nuk regjistrohesh ne raundin korrent tek privati, e humbet te drejten per t’u regjistruar me pas?

Te dy keto kushte jane te pashpjegueshme. Logjikisht ka vetem nje arsye qe mund ti shpjegoje. Studentet e gjore po behen me diploma dhe mastera tek privati. Njesoj si ministrja e tyre.

Share: