Pavarësisht kundërshtimit të dy partive të mëdha, Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet e vendosur për të çuar përpara listat e hapura për deputetë.
Kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, gjatë një prononcimi për mediat, theksoi se lista të tilla janë praktikë evropiane, duke shtuar se këtë ide do ta propozojë edhe në komisionin e reformës zgjedhore.
“Listat e hapura praktike evropiane, këtë do e propozojmë dhe në komisionin e reformës zgjedhore. Kundërshtitë për listat, secili ka opinionin e tij.” – tha Vasili.
Ideja e listave të hapura për deputetë, ç’ka e bën votimin e tyre të drejtpërdrejtë nga votuesit, u propozua pak ditë më parë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, sipas të cilit, kjo formë e bën demokracinë e drejtpërdrejë dhe demokratizon forcat politike