Një foshnje ka lindur e vdekur në maternitet njofton Policia duke shtuar se nuk dihen ende shkaqet e kësaj fatkeqësie. Nëna e foshnjës ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 13.10.2016, rreth orës 17:30, jemi njoftuar nga Salla Operative Tiranë, se më datë 12.10.2016, rreth orës 18:00, ka shkuar në spital, për lindje shtetësia S.Z. 21 vjeçe, banuese Fushë-Krujë, ku pas ndërhyrjes është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa shtetësia e mësipërme ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet ne njoftimin e policise.