Home KRYESORE Vettingu/ PD dërgon në Kushtetuese ligjin që u miratua pa konsensus

Vettingu/ PD dërgon në Kushtetuese ligjin që u miratua pa konsensus

Partia Demokratike do të dërgojë ditën e nesërme në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve që u miratua pa konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e jashtëzakonshme parlamentare më 30 gusht.

Për shkak të miratimit pa konsensus të këtij ligji të reformës në drejtësi, Partia Demokratike do të kërkojë shpalljen antikushtetues të tij, pasi u miratua vetëm me votat e mazhorancës, transmeton syri.net.

Opozita akuzon mazhorancën se nuk i qëndroi marrëveshjes së 21 korrikut, kur u miratua paketa e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi./360grade.al

Share: