Nga Nikollaq Neranxi
Te dashur miq! Sidomos ju qe nuk jeni nga Himara dhe nuk arrini ta kuptoni se sa serioze eshte situata ne ate zone. Simbolika e zinxhireve mund te duket dicka e rende, por une dhe familja ime kemi vendosur te japim edhe jeten nese dikush guxon te na preke shtepite dhe emrin e te pareve.
Me tha nje mik nga nje qytet tjeter, “edhe mua ma kane prishur shtepine por nuk luftova si ju”. Une ju pergjigja se gjithsecili ne jete ben zgjedhjet e tij se cfare ka me te shtrenjte.
Une se bashku me familjen time, me pune djerse dhe gjak, kemi ndertuar nje biznes, i cili per here te pare po e them, qe nuk eshte nje ndermarrje dosido, por nje perandori per nga investimi. Nuk me mungon asgje ne kete jete, por emrin e te pareve te mij do ta mbroj deri ne frymen e fundit si gjene me te shtrenjte qe kam.
Jam i lumtur se une dhe familja ime, nuk do jemi vetem ne kete beteje, sepse himariotet te gjithe jane te vendosur njesoj si ne. Himaren do ta mbrojme me gjak nga grabitesit e pronave te bregut te ndihmuar nga mafia ne pushtet dhe kjo nuk ka asnje diskutim!