Trafikantet braktisin fuoristradën me 75 kg kanabis brenda, por vetëm njëri arriti t’i shpëtojë policisë. Personi tjetër u prangos, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të të arratisurit tjeter.
“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka konstatuar një automjet për të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Kotë-Drashovicë dhe iu është dhënë urdhër shtetasve (dy) që të ndalonin mjetin, por personat nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë”- njofton policia e Vlores.
Duket se gjatë ndjekjes nga policia, dy shtetasit kanë braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi por Policia ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kleant Xhaka (në hyrje të pyllit) ndërsa shtetasi tjetër (i identifikuar nga policia) ka mundur të largohet me vrap duke përfituar nga terreni i vështirë.
Video: