Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Prishtinë, ku u takua me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe drekuan së bashku.
Takimi ishte informal, ndërsa nuk dihet arsyeja e vizitës së tij në Prishtinë. Kryeministri shqiptar qëndron në hotelin ‘Swiss Diamond’, ku u prit nga gazetarët kosovarë, të cilët provuan t’i merrnin një prononcim në lidhje me deklaratat që Rama bëri në Beograd për Kosovën.
Por, siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, Kryeministri Rama e kaloi pyetjen me një buzëqeshje ironike dhe u fut në makinën e tij…