Home KRYESORE Zbardhet vendimi/ Pse u pezullua ligji i Vetting-ut

Zbardhet vendimi/ Pse u pezullua ligji i Vetting-ut

  • Gjykata Kushtetuese ka shpërndarë për mediat një njoftim ku sqaron vendimin e saj për pezullimin e ligjit të Vetting-ut.
  • Në njoftim thuhet se pezullimi është bërë pasi ligji i Vetting-ut bie ndesh me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
  • Gjykata Kushtetuese kërkon edhe interpretim nga Komisioni i Venecias.
  • Më poshtë njoftimi i plotë:
  • Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me daten 25.10.2016 në çështjen me:
  •  Kërkues:  1/5-ta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë – Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
  •  Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë
  •  Objekti: Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  • Pezullimi i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  •  Baza ligjore:  Nenet 4, 7, 17, 32, 42, 49, 78, 124, 125, 131/a, 134/c, 145, 148, 179/b dhe nenet A – G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
  •  Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në bazë të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
  •  VENDOSI:
  • – Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  • – Kërkimin e amicus curia nga Komisioni i Venecias në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  • – Pranimin e kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve te Shqiperise për të marrë pjesë në gjykim si subjekt i interesuar.
Share: