Fakulteti i shkencave ekonomike në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, organizoi sot një konferencë me temë: “Kriza e sipërmarrjes dhe mjetet për të luftuar kriminalitetin ekonomik”.
Të ftuar, Prof. Pierdomenico Logroscino, Docent i të Drejtës Publike, Universiteti i Bari-t Aldo Moro, Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit ZKM, Prof. Tritan Shehu, Zv. Rektor i Universitetit Katolik ZKM, Prof. Giovanni Lagioia, Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, Universiteti Katolik ZKM, Z. Ervin Bushati, Deputet i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Redi Shtino, Zv Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Prof. Vittorio Dell’Atti, Drejtor i Departamentit të Ekonomisë, Menaxhim dhe i të Drejtës së Sipërmarrjes, Universiteti i Bari-t Aldo Moro.
Të ftuarit bënë një pasqyrë të aspekteve ligjore të ligjeve dhe proçedurave në rastet falimentare, mënyrës sesi punon mafia apo krimi i organizuar dhe format e fshehjes së të ardhurave. Gjatë konferencës dolën shumë aspekte ligjore të paqarta dhe ndryshimet legjislative sidomos për rastet falimentare në Shqipëri dhe Itali.