Home KRYESORE Kryefjala: Krijimi i Polit te Lirise: Koalicioni per Shtetin, Ligjin, Rendin dhe...

Kryefjala: Krijimi i Polit te Lirise: Koalicioni per Shtetin, Ligjin, Rendin dhe Qytetarin.

Nga Romeo Gurakuqi

Shkaterrove Shtetin,gjykates te kthjellet dhe te panshem, tutor te rendit, te ligjit, te lirise dhe te barazise se shtetasve para ligjit dhe shperndares te ndershem mirave dhe shanseve te barabarta, qe qytetaret duhet te marrin ne nje shoqeri demokratike, zoti Edi Rama!

Rrenove institutin e Degjeses Publike te Kritikes Intelektuale dhe Mediatike;

Po kryen nje Mobilizim te paimagjinueshem parash, individesh, strukturash politike partiake dhe jo legale, kompanish qeveritare, per marrjen e perfitimeve te krijuara nga strofkat e erreta, krijimin e kushteve materiale qe cojne ne blerjen me cdo kusht te votes dhe zgjedhjeve te ardhshme.

Vendi, siguria e qyetareve eshte e rrezikuar, pa dallim bindjeje politike.

Thirrja e pare per atdhetarizem u perket dinjitareve socialiste, te cilet e duan me te vertete Shqiperine, vend te lire per te bashkejetuar me te gjithe shqiptaret e tjere dhe nuk jane pjese e koalicionit bolsheviko-kanabist;

Thirrja e dyte i takon opozites, per ndertimin e Koalicionit per Shtetin, Lirine dhe Europianizmin. Ky do te duhet te jete nje koalicion shume i gjere i perbashkimit ne nje Pol te Lirise, me shume aktore politike dhe intelektuale, nga vendi dhe diaspora;

Ndryshe Faraoni I konsorciumit te gjethes jeshile, nxitesi i urrejtjes bolshevike ndaj Shqiperise pluraliste,me veglat e tij, qe ecin naten neper skutat e Shqiperise me makinat shteterore, do jene ne drejtimin e imponuar jo demokratik te vendit, edhe per vitet e ardhshme.

Kryefjala: Krijimi i Polit te Lirise: Koalicioni per Shtetin, Ligjin, Rendin dhe Qytetarin.

Mekanizmi i Dyte qe duhet vendosur ne veprim: Kontrolli Parlamentar me baze te gjere i Ministrise se Puneve te Brendshme dhe Policise se Shtetit dhe i disa kompanive te medha shteterore ne aspektin menaxherial.

Share: