Nga Juliet Samule
Çfarë do të thotë për Europën zgjedhja e Donald Trump? Në fakt, çdo gjë. Europa, një turli me forca të varfra mbështetet tërësisht tek SHBA-ja për mbrojtjen e saj që prej Luftës së Dytë Botërore. Trump ka premtuar se NATO-ja do të përballet me mure të shumtë nga ana e SHBA-së. Me kërcënimet gjeopolitike në rritje, Evropa tani duhet të fillojë ta marrë seriozisht mbrojtjen e vet dhe kjo i jep një mundësi të artë Britanisë.
Ne ende nuk e dimë se çfarë drejtimi do të marrë politika e jashtme e Donald Trump. A është ai me radhët e të izoluarve dhe agresivëve? Trump premton se do të godasë ISIS-in, por edhe shmangien e të gjithave luftërave me vendet e huaja. Ai ka hedhur dyshime mbi NATO-n dhe marrëveshjen e Iranit, ai sugjeroi se Koreja e Jugut dhe Japonia po zhvillojnë armët e tyre bërthamore dhe ka mbrojtur hapur Vladimir Putin.
E vetmja gjë për të cilën ne jemi të sigurt është se Evropa është e pajisur tmerrësisht keq për t’u shërbyer nevojave të veta strategjike. Vetëm dy vende në BE përmbushin të gjitha detyrimet shpenzimeve të mbrojtjes në NATO dhe ato janë Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia. SHBA-ja pagoi faturën për më shumë 70 për qind të shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s vitin e kaluar. Jo vetëm që BE-ja nuk shpenzon mjaftueshëm por edhe ato pak para që hedh janë përdorur tmerrësisht keq.
Nuk po flasim vetëm për tanket: 28 vendet e BE-së gjithashtu zotërojnë 12 lloje të ndryshme aeroplanmbajtëses dhe 19 lloje avionësh luftarak , sipas “Sofia Besch”, Qendrës për Reforma Evropiane. Në Evropën Lindore, shumë pjesë këmbimi furnizohen ende nga Rusia. Disa vende që shpenzojnë më shumë, si Greqia,i përdorin buxhetet e mbrojtjes për të mbuluar varfërinë dhe pensionet ushtarake.
Kjo duhet të ndryshojë. Në krahun tonë lindor, Rusia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe ka ndërtuar tanket më të përparuara të rajonit . Një pjesë e Lindjes së Mesme është në kaos, xhihadistët janë duke u ngritur si në Evropë ashtu dhe Kinë.
Megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj, shpenzimet e mbrojtjes të BE-së ishin në rënie deri vitin e kaluar, bazuar në vetëkënaqësinë e pafalshme se “Xhaxha Semi” do të merrej me “punët e ndyra” të mbrojtjes.
Disa udhëheqës kanë qenë duke u përpjekur ta ndryshojnë këtë. Mbretëria e Bashkuar, deri në qershor, bëri presion për sa më shumë shpenzime dhe më pak proteksionizëm ndaj BE-së. Plani për një “Strategjinë e BE-së Globale”, zbuloi në qershor, për herë të parë idenë e një “ushtrie sekrete të BE-së”. Eurokratët mund ta kenë ëndërr , por bashkëpunimi i mbrojtjes në Evropë ende varet nga bashkëpunimi mes qeverive dhe do duhet të “ngrihej ferri” që vende si Polonia dhe Franca ti lënë çelësat e tankeve të tyre në duart e Jean-Claude Juncker.
Dëshira e Amerikës për të ulur subvencionin e saj do të thotë se Evropa duhet të jenë më e vetëdijshme se kurrë për rëndësinë e vullnetit bashkëpunues të britanikëve. Kjo siguron
Kjo është gjithashtu është një mundësi për të riformuar NATO-n. Tradicionalistët mund të preferojnë të qëndrojnë në aleancë por kjo nuk është realiste përballë shkurtimeve amerikane dhe izolimit.
Megjithatë për aq kohë sa zoti Trump nuk tregohet aq i pamatur sa është shfaqur deri më tani , NATO-ja nuk do të vdes. Në vend të kësaj, ai mund të kërkojë një ribalancim, ndërkohë që vendet evropiane të rinovuara integrojnë sistemet e tyre të vdekura të mbrojtjes në aleancë.
I gjithë ky është një proces i zgjatur dhe në një botë ku SHBA-ja nuk dëeshiron të konfrontohet me agresionin rus, është e mirëpritur./The Telegraph- Përshtati Syri.net/