Home KRYESORE Albina Deda dhe Flamur Noka “sherr” me Jorida Tabakun

Albina Deda dhe Flamur Noka “sherr” me Jorida Tabakun

Vendimi për përjashtimin e deputetit demokrat Mhill Fufi nga Grupi Parlamentar demokrat u parapri nga një sërë debatesh brenda PD-së.

Gjatë seancës plenare është vënë re një përplasje në distancë edhe mes deputeteve demokrate. Përmes një pakti mes tyre, demokratët i hoqën fjalimin deputetes Albina Deda dhe nga foltorja e Kuvendit foli Flamur Noka.

Por, në padijeni të këtij vendimi, deputetja Albina Deda i ka kërkuar zëdhënëses së Grupit Parlamentar të PD-së, Jorida Tabaku, që të marrë fjalën në Parlament, raporton “Panorama”.

Për disa minuta, dy deputetet kanë debatuar mes tyre dhe është dashur tërheqja e fjalës së deputetit Myqerem Tafaj që kolegia e tij, Deda, të merrte fjalën.

Situata është përsëritur edhe me deputeten tjetër të PD-së, Liljana Elmazi.

Edhe deputetja e Vlorës ka debatuar me Tabakun, duke mos pranuar të tërheqë fjalën e saj, kur kishin kaluar 10 orë diskutime./lapsi.al

Share: