Home KRYESORE Arrestohet shqiptari/ Bleu dy rumune të mitura 1 mijë €! Ja perse...

Arrestohet shqiptari/ Bleu dy rumune të mitura 1 mijë €! Ja perse i donte!

Policia italiane e Bergamos njoftoi arrestimin e shqiptarit Samuel Kola. Ai ishte dënuar në vitin 2005 me 7 vjet e 4 ditë burg për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga kishte rënë më herët një miku i tij i identifikuar si Arthur Sulejmani.

Dy shqiptarët kishin blerë dy adoleshente rumune, 15 dhe 16 vjeçare për 1 mijë euro. Vajzat me emrat Livia dhe Ankuta ishin mashtruar se do të punësoheshin në piceri. Pas mbërritjes në Itali nisi dhuna, rrahjet, lidhjet, keqtrajtimet dhe detyrimi për seks me klientë të ndryshëm.

Ato pranonin dhjetëra klientë në ditë dhe të gjitha paratë u shkonin shqiptarëve. Vajzat u liruan pas një aksioni të policisë në atë zonë.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Romë, 11 maj, 2016, përmbys gjykimin e shkallës së parë. Kërkoi tetë vjet për Samuel Kola dhe Artur Sulejmani, ndërkohë që ata më herët ishin dënuar me 11 vjet burg. Një ditë më parë policia arrestoi Kolën, që ishte dënuar në mungesë.

Share: