Home KRYESORE Alarm në Vjenë, përfshihet nga zjarri parlamenti austriak! (Video)

Alarm në Vjenë, përfshihet nga zjarri parlamenti austriak! (Video)

Parlamenti i Austrisë është pushtuar nga flakët e zjarrit që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm. Tymi ka qenë i madh duke shkaktuar panik te shumë banorë të Vjenës.

Zëdhënësi i zjarrfikëseve të kryeqytetit austriak tha se flakët u vunë shpejt nën kontroll dhe me pas shtoi se ishin qytetarët që njoftuan zjarrfikësit rreth orës 6.30.

Zëdhënësi i zjarrfikëses tha se ishte ende herët për të folur se çfarë e shkaktoi zjarrin. Ndërtesa e parlamentit austriak është ndërtuar në shekullin e 19-të.

Video:

Share: