Adoleshenti 17 vjeçar që humbi jetën në aksidentin e natës së shkuar pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është përcjellë për në banesën e fundit në Dhërmi.
Familjarët e Kristo Panajotit, janë ndaluar pranë vendit ku ndodhi aksidenti i rëndë, duke vendosur lule. Në foto është babai i viktimës, biznesmeni Renato Panajoti.
Automjeti tip BMW-X6 përfundoi në kanalin e hapur për ndërtimin e Lungomares. Familjarët fajësojnë firmën ndërtuese për aksidentin, duke nënvizuar se ajo nuk ka vendosur shenja sinjalizuese fosforeshente.
Ne fakt pergjegjese jane edhe autoritet shteterore te cilat vendosin gjoba pa numer per rregula te rendomta te qarkullimit ndersa ndaj atyre qe u marrin jeten ne menyre tragjike njerezve si ne rastin ne fjale rrine te heshtur!
Familjaret kanë kërcënuar se do të hedhin në gjyq firmën. I ndjeri është djali i një biznesmeni të njohur në qytet në fushën e transporteve.
Biznmesmeni i njohur himarjot Nikollaq Neranxi i pranishem ne funeral dhe qe u pa nga kamerat duke i ndejtur afer familjareve te djalit te aksidentuar, nuk i kurseu fjalet per pergjegjesine e shtetit ne nje rast te tille.
“Lungomarja e ferrit për vlonjatët gjatë sezonit turistik, është kthyer në lungomaren e vdekjes. Një i ri humbi jetën dje aty, për shkak të një grope në lungomare dhe në vend që qeveria e Edi Ramës të mbante përgjegjësi për mungesën e sinjalistikës për punimet që vazhdojnë pa fund e janë kthyer në makth për qytetarët, për gropat që lë pas kudo, rend t’ua kalojë, siç bën gjithmonë, përgjegjësinë të tjerëve, fajin tek viktimat. Ndërsa vrasjet, vdekjet nga aksidentet, varfëria, mjerimi, papunësia shtohen, Edi Rama vazhdon të shijojë qejfet e tij nga Neë Yorku në Paris nga Milano në Mynih.” – tha sot ne konference shtypi Arben Ristani ne emer te partise demokratike