Home KRYESORE Basha-Ramës: Qepe! Mjaft sulmove opozitën. E aprovojme tani Vettingun me konsensus.

Basha-Ramës: Qepe! Mjaft sulmove opozitën. E aprovojme tani Vettingun me konsensus.

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrin Rama të ndalë sulmet ndaj opozitës, si dhe e ka paralajmëruar se nuk do të ketë paqe për të nëse vazhdon të mbështesë drogën dhe krimin. Vettingun ta aprovojme tani e te mos presim Gjykaten Kushtetuese, por ta aprovojme menjehere sipas formules kushtetuese me konsensus…

Më poshtë deklarata e plotë e Bashës:

Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës dhe i korrupsionit qeveritar. Eshtë mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Shqetësimi kryesor i liderëve europianë për Shqipërinë është depërtimi i krimit në politikë, droga dhe korrupsioni. Kjo, i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar, pa asnjë përjashtim, më është bërë e qartë edhe mua si kryetar i opozitës.

Shikoni mediat shtetërore italiane, gjermane, zvicerane, austriake, britanike,  për të kuptuar se çfarë e shqetëson realisht Europën.

Ndaj në emër të opozitës kam një thirrje të thjeshtë për Edi Ramën:

Qepe!

Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri, në Gjermani, në Hollandë, në Greqi e kudo.

Mjaft më, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd!

Nuk do të ketë kurrë paqe dhe përparim për Shqipërinë me drogë, krim dhe kriminelë në politikë.

Nuk do të ketë paqe as për ty nëse vazhdon të fshehësh dhe mbështesësh drogën dhe krimin.

Në lidhje me vetingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani.

Kushtetuta thotë se vetingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do që vetingun ta bëjë ai vetë me drejtorët dhe vartësit e tij.

Arsyeja është e qartë. Si do ta mbrojë ndryshe krimin dhe korrupsionin.

Edi Rama nuk do zgjidhje për Vetingun. Ai e ka vetingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij. Sepse zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet menjëherë, që sot, që tani, duke respektuar Kushtetutën e votuar me konsensus.

Ai vetë kryeministri, nuk ka nevojë të presë vetingun për të bëjë pjesën e tij. Nëse Edi Rama do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës.

Për aq kohë sa Edi Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe veting janë përralla.

Unë, Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ndershëm e duam Shqipërinë në Europë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pa krim, pa korrupsion dhe me zgjedhje të lira e të ndershme.

Share: