Home KRYESORE BBC për Shqipërinë: Vendi i tolerancës fetare. Berati, qyteti ku gjendet simboli...

BBC për Shqipërinë: Vendi i tolerancës fetare. Berati, qyteti ku gjendet simboli i kësaj harmonie

Marrë nga BBC TRAVEL

Përktheu për Opinion.al: Alteo Hysi

Edhe pse kjo ishte hera e parë që e kisha takuar Hasib Bubën, tashmë e kisha dëgjuar zërin e tij të jehonte shumë herë përgjatë rrugicave dhë rrugëve me dredha të Beratit, një qytet i vogël në Shqipërinë qendrore.

Me flokët e errëta, të ndara me kujdes, një mjekër të mirë-mbajtur, udhëheqësi fetar 25 vjecar shpjegoi se si një myezin, një nga detyrat e tij është të shpërndajë ezanin, thirrjen islame për lutje, e shpërndarë nga minaretë, pesë herë në ditë.

Ai është portreti i një muslimani të devotshëm, por u surprizova kur mësova se ky nuk kishte qënë gjithnjë rasti i tij.

“Në fakt, une jam rritur i krishterë”- shpjegoi Buba.

“Dhe për shumë vite kam ndjekur atë shteg. Kur u rrita, u futa në debat me një nga miqtë e mi, që ishte musliman. Debati zgjati për muaj me rradhë, dhe në mënyrë që të isha sa më i përgatitur, fillova të lexoj rreth islamit, lexova gjithë cfarë munda rreth tij”.

“Në fund, unë e fitova debatin, por procesi më coi drejt pikëpyetjeve mbi besimin tim personal. Përgjigjet e provuara nga islami, bënë më shumë sens për mua, kështu që u konvertova”-tha ai.

Ndonese zgjedhja për tu konvertuar mund të duket surprizuese për shumë njerëz, realiteti është se Shqipëria është njohur për një kohë të gjatë si vend i paqes dhe tolerancës fetare.

Fetë mbizotëruese janë islami dhe kristianizmi, dhe muslimanët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë. Ende, aty ekziston një unitet i përbashkët midis njerëzve. Kishat dhe xhamitë shpesh zënë të njejtën rrugë, dhe martesat ndërfetare janë gjerësisht të pranuara brenda kulturës.

p04d3wjz foto nga Berati

Berati është vecanërisht i shquar, përderisa muzeu i tij Onufri, mban ikonën “Burimi jetëdhënës”. Ky punim artistik i shekullit të 18 pasqyron një skenë kristiane, por me minare të ngritura në sfond dhe ndaj njihet si simbol i harmonisë fetare të vendit.

images foto: ikona “Burimi Jetëdhënës”

Në një vizitë të vitit 2014, kreu i kishës katolike, Papa Francesku e vlerësoi vendin ballkanin për tolerancën e dukshme fetare, duke thënë se kjo duhet të shërbejë si shembull për botën. Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Papa vlerësoi “bashkëjetësën paqësorë” të feve në vend, duke shtuar se ky është vecanërisht rasti, në një kohë kur shpirti fetar autentik është duke u shtrembëruar nga grupe ekstremiste dhe ku dallimet fetare janë shtrëmbëruar”.

Kurioz për të mësuar se si popullsia e Shqipërisë ka mbetur e unifikuar, e pyeta Bubën për njohuritë e tij në këtë temë.

“Shqipëria ka patur gjithmonë disa lloje të pranimit të të tjerëve.Nëse shihni përgjatë historisë së vendit, do të gjeni harmoni në cdo shekull. Edhe përgjatë perandorisë otomane. Shumë njerëz ia atribuojnë atë komunizmit, por unë nuk besoj në këtë. Nëse shihni historinë më parë, kjo nuk ka kuptim”.

Buba është duke iu referuar periudhës midis 1944 dhe 1992, kur Shqipëria ishte nën rregjimin e rreptë komunist të diktatorit Enver Hoxha. Gjatë rregjimit, Shqipëria u bë një shteti izoluar, praktikisht pa asnjë lidhje me botën e jashtme.

Në vitin 1967, duke forcuar kontrollin e tij mbi vendin, ai ndaloi të gjitha fetë dhe pati deklaruar se Shqipëria është shteti i parë ateist në botë. Gjatë kësaj kohe, kishat dhe xhamitë u konfiskuan nga ushtria, disa u shkatërruan, të tjera u shndërruan në kinema ose salla kërcimi. Klerikët u zhveshën nga titujt e tyre, në disa raste edhe burgosur.

Disa spekulojnë se ky përjashtim i dhunshëm i fesë rezultoi në adaptimin e një mendimi laik nga shqiptarët, dhe se vendi është shmangur nga ndonjë tension fetar, sepse besimi nuk është ndonjë element i rëndësishëm për jetën e shumë njerëzve. Bubba lutet që të ndryshojnë…

Për të ilustruar se si harmonia fetare ekziston në Shqipëri, ai solli shembullin më të fundit të Malbardhit, një fshat i vogël në veri të Shqipërisë. Disa vjet më parë, zona e vogël bëri bujë në të gjithë vendin, kur popullsia lokale muslimane mblodhi fonde dhe rindërtoi kishën e vetme katolike të fshatit, e cila ishte prishur si shumë të tjera gjatë regjimit të Hoxhës.

Malbardhi nuk është e vetmja zonë që ka një histori kjo. Leskoviku, një fshat pranë kufirit me Greqinë, është i njohur për faltoren komunale të lutjeve që u ndërtua nga rrënojat e një xhamie të shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rrënojat mbetën të paprekura gjatë komunizmit, por tani, vendi i shenjtë, i vendosur mbi bazat e ish-minareve, frekuntohet nga muslimanë dhe të krishterë për lutje.

Këto tregime janë vecanërisht me vend sot. Me frikën në rritje ndaj grupeve ekstremiste, duket se aksionet për ndasitë fetare po shtyhen gjithnjë e më thellë.

“Kam dëgjuar gjithë ato biseda për njerëz që dëshirojnë të ndërtojnë mure dhe dëbojnë besimtarët e besimeve te caktuara nga vendet ku hyjnë”-tha Buba

“Kjo vetëm sa do të ushqejë urrejtje dhe keqkuptime. Arsyeja pse harmonia ekziston në Shqipëri është sepse ne angazhohemi ndaj njëri tjetrit. Ne debatojmë, ne diskutojmë dhe edukojmë vetveten rreth atyre që na rrethojnë”.

Gjatë dy viteve të mia të qendrimit në vend, unë dëshmova gjithë cfarë foli Buba. Ka ngjarje të pafundme muslimanësh dhe të krishterësh në të cilat praktikantët e të dyjave, janë të pranishëm. Dita e ujit të bekuar për shembull, është një festë e krishterë e festuar nga pjesmarrës që zhyten në lumë për të kapur kryqin. Por ajo është e hapur për të gjithë dhe ka patur shumë fitues muslimanë që kanë kapur kryqin.

p04d3wkn

Po kështu Buba shpjegoi se nuk qe e pazakontë që të krishterët të marrin pjesë në një festë muslimane, si ajo e Bajramit, e cila mbyll agjerimin e Ramazanit. Duke u angazhuar karshi njëri tjetrit aq shpesh dhe në mënyra të tilla kaq të rëndësishme, muslimanët dhe të krishterët shqiptarë kanë krijuar një komunitet të bazuar në mirëkuptim dhe respekt.

Eshtë e vështirë të thuhet nëse bota do të marrë shembullin e Bubës dhe Shqipërisë përzemër,  por ka dicka që duhet thënë për shtetin e vogël ballkanik në të cilin fëmijët rriten duke dëgjuar edhe thirrjen për namaz, edhe kambanat e kishës nga jashtë dritareve të tyre. Për ta, bashkëjetesa dhe harmonia janë bërë aq natyrale sa edhe frymëmarrja.

Share: