Home KRYESORE Ministri i Jashtëm grek i përgjigjet Ramës: Historia është e bazuar në...

Ministri i Jashtëm grek i përgjigjet Ramës: Historia është e bazuar në fakte

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ka kthyer përgjigje kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me deklaratat e tij të fundit për Himarën apo Akropolin. Kete e ka bere pas pyetjeve te gazetareve.

“Lidhur në historinë, unë jam përgjigjur në mënyrë të detajuar dhe përsëris atë që kam thënë; historia duhet të jetë një shkollë për të gjithë ne dhe jo një burg. Me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi seriozë. Ajo është e bazuar në fakte dhe jo në fiksionet e mëvonshme. Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur. Vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke”, tha Kotzias gjatë konferencës për shtyp në Athinë me homologun e tij polak Vitold Ëaszcykoëskin.

Share: