Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kreut të komisionit për çështjet evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum faktikisht për shtyrje të negociatave deri në vitin 2018.
Berisha përmes një komenti në Facebook, rendit 7 pritshmëritë që Gjermania kërkon të realizohen dhe shton se kjo mund të ndodhë vetëm përmes një pune serioze nga ana e politikës.
“Këto 7 kushte te shpallura sot para opinionit publike shqiptar nga kryetari i Komisionit Europian te Bundestagut, Krishbaum mund te plotesohen vetem me nje pune shume serioze dhe jo duke mashtruar shqiptaret se na u dha hapja e negociatave, as dhe duke vjedhur çdo dite pasurite publike apo trashur lidhjet me krimin ne nivelet me te larta te politikes, as dhe shnderrimin e Shqiperise ne Kanabistan!” – shkruan Berisha në Facebook.