Home KRYESORE “CORRIERE DELLA SERA” – Alarm i kuq nga moti

“CORRIERE DELLA SERA” – Alarm i kuq nga moti

Moti i keq në veri të Italisë ka bërë që autoritetet të vendosin alarmin e kuq. Ne Torino lajmërohet për një person të zhdukur, përrenjtë kanë vërshuar nëpër fshatra ndërsa lumi Po rrezikon të dalë nga shtrati. Zona të gjera rrotull Torinos janë pa energji pas rrëzimit të një vargu shtyllash nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dherave.

Ekipe të shumta shpëtimi lëvizin në gjithë zonën në ndihmë të banorëve të rrezikuar. Deri tani janë zhvendosur mbi 400 persona nga shtëpitë. Nëpër lumenj janë mbyllur disa ura për arsye sigurie pasi uji kaloi nivelin e lejuar.

Shirat vazhdojnë të bien dhe do të jenë të fortë gjatë gjithë ditës, duke sjellë me siguri dëme më të mëdha ndërsa reshjet e dëborës zbritën deri në lartësinë 1600 metra, duke sjellë edhe ftohjen e motit. Nëpër gjithë pjesën veriore ka probleme me shikueshmërinë për shkak të mjegullës dhe reshjeve.

Gazeta ka hapur edhe një rubrikë të veçantë ku fton njerëzit të postojë fotografi apo video nga zonat e përmbytura.

Share: