Një ushtar i Forcave të Armatosura është arrestuar nga policia e Tiranës pasi i ka bërë presion një koleges së tij për të kryer marrëdhënie seksuale me të, bëjnë sot me dije burime nga policia.
Në pranga është vënë Gersian Dumi, 23-vjeç.
Ai ka kërcënuar kolegen e tij se do ti publikonte një video intime, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të. Prej një muaji e gjysmë, Dumi shantazhonte kolegen e tij me iniciale E.K., që të shkonte në një takim me të në një hotel.
Të dy kanë lënë një takim te zona e quajtur Vilat gjermane, por vajza më herët ka njoftuar policinë. Në momentin e takimit, i riu u arrestua. Ai akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes”.