Home KRYESORE E pasueshme/Nga lufta ne Siri ne ngacmime seksuale te miturash!

E pasueshme/Nga lufta ne Siri ne ngacmime seksuale te miturash!

Një 32-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dy fëmijët e tij dhe mund të përballet me akuza të rënda nga prokuroria. Ky është Denis Shmilli një kontingjent i njohur për policinë i arrestuar se fundmi për vepra të turpshme me dy fëmijët e tij të mitur dhe dhunë në familje. 32-vjeçari është në listën e shtetasve shqiptarë të kthyer nga luftimet në Siri ku ka dyshime se ka qëndruar gati 4 muaj.

4 vjet më parë ai u arrestua nga anti-terrori pasi gjatë një kontrolli ju gjet lëndë plasëse me telekomandë në banesën ku ai jetonte me qera. Në atë kohë ai u shpall fajtor duke u dënuar nga Gjykata me 4 muaj burgim për prodhim dhe mbajtje të armeve luftarake.

Gjatë gjykimit u provua se autoritetet ishin njoftuar për municionin e montuar në kasën e derës nga bashkëshortja e tij, e cila për shkak të frikës u largua përkohësisht nga Shqipëria.

I mbajtur nën vëzhgim gjatë këtyre viteve për shkak të prirjeve radikale , kallëzimi i ish-bashkëshortes së tij i ka lënë pa koment autoritetet dhe për këtë arsye është marrë nga psikologët dëshmia e dy fëmijëve të çiftit të divorcuar, njëri 6 vjeç dhe tjetri 7 vjeç. Të dy fëmijët kanë rrëfyer se babai kishte kryer veprime të turpshme gjatë takimit me ta.

Sipas TCH, ndërkohë që është administruar nga policia edhe një kërcënim përmes Skype në të cilin Denis Shmilli i thotë ish-bashkëshortes do të vras do të zhduk vetëm mos ardhsh në Shqipëri. Pasi është urdhëruar arrestimi i babait abuzues, policia ka referuar një kërkesë padi për urdhër-mbrojtjeje, ndërkohë që hetimet ndaj tij po zhvillohen për vepra të turpshme, ngacmim seksual dhe dhunë në familje./Lapsi.al

Share: