Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sor rreth orës 13:45, në rrugën e “Dibrës”, përballë me ish-shkollën e Bashkuar në Tiranë.
Një 14-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon. Sipas policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4 dhe sëbashku me Urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. B., 14 vjeçe, e cila është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke rënë në taracën e katit të parë. Kjo shtetase ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po vazhdon në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e këtij veprimi./Lapsi.al