Ekstremizimi i dhunshëm nuk ka ngjyrime fetare dhe etnike por ka shtrirje të gjërë me gjenezë të herëshme thanë përfaqësues të institucioneve fetare,ekspertë të sigurisë dhe të sektorit civil në debatin që u zhvillua sot në Qendrën Informative të BE-së në Shkup, organizuar nga Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim (CSSD)
Parandalimi i ekstremizmit duhet të fillojë nga edukimi i shëndoshë i të gjitha grup moshave dhe me theks të ve çantë në Ballkan dhe në të gjitha shoqëritë e rrezikuara.
Drejtuesi i Qendrës për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim, Selim Ibraimi tha se për të luftuar këtë fenomen që është duke marrë kahje të pakontrrolluar duhet një bazë e shëndoshë lokale, kombëtare dhe rajonale.
Ai shtoi se forcimi i partnerëve lokal, dialogu ndëretnik dhe kulturor janë pikënisje se si korniza duhet të ndërtohet sidomos në shoqëritë e rrezikuara nga konfliktet dhe ato n ë tranzicion.
Gazetarja Evis Halili potencoi shkallën e rrezikshmërisë që paraqet ekstremizmi i dhunshëm dhe dukshmërinë e problemeve në forma dhe trajta të panjohura. Ajo tha se është vështirë të kontaktosh personat e kthyer dhe se motivet janë të ndryshme.
Jusuf Zimeri nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) tha se këtu duhet parë disa faktorë të cilët ndikojnë në ekstremizmin.Sipas tij duhet të gjitha aktorët të angazhohen në këtë problematikë kaq komplekse.
Ai tha se nuk duhet të ndërmerren masa selektive në trajtimin e çështjeve. Implementimi i ligjit dhe i drejtësisë duhet bërë në mënyrë të barabartë.
”Fanatizmi dhe injoranca janë një ndër specifikat që duhet analizuar”- tha ai.Ai bëri thirrje për forcimin e edukimit të drejtë dhe të shëndoshë.
Pecko Trajkoski nga Forumi për Politika të Sigurisë dhe Hulumtime “Securitas” tha se edukimi i gjeneratave dhe forcimi i partnerëve lokal duhet parë si domosdoshmëri për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm këtu dhe më gjërë.
Për më shumë Bardhyl Zaimi, hulumtues tha se promovimi i strategjive interkulturore shërben si një shtyllë e fortë kundër dhunës,duke shtuar se të gjitha këto fenomene duhet parë realisht dhe me involvim të të gjitha aktorëve duke i përfshirë këtu edhe mediat.
Debati u organizua nga Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim-Maqedoni, e mbështetur nga Komuna e Tearcës. Pjesëmarrës ishin ekspertë të fushës dhe përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në Maqedoni.Nga Ballkani disa qindra individë kanë marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.Risocializimi i tyre është i paqartë dhe kërkohet model se si më tej.