Home KRYESORE EMIGRANTI DIPLOMAT?!

EMIGRANTI DIPLOMAT?!

NGA HABERET E MITRO CELA

U poq edhe Samiti I Diasporës. Delegatë u ngopën deri në lëfyt me mësime. Haleluja!

Së pari, mësuan se politikanët e Tironës janë bërë mjeshtër për të thurur batuta. Mbi të gjithë shkelqen Kryeministri.

Së dyti, mësuan se pas një viti do krijohet një Komitet për diasporën. Po sikur, larg qoftë, të mos fitojë Rama? …Basha do ta djegi, në vend që ta pjeki idenë.

Së treti, hë për hë, emigrantët nuku do kenë të drejtë të hedhin vota në kuti. Ende inerneti është mollë e ndalur për zgjedhjet albaneze.

Së katërti, kryeministri shtrojë për debat një dilemë: Pse Kosova dhe Shqipërija të mos kenë ambasada të përbashkëta?…Shkojnë për dhjamë qëni shumë para. Tha kryeministri…

Saktë…Këtë e di edhe bufi…Por harrojë të thotë se Shqipnia I derdh paratë lumë për diplomacinë. Psh. Kemi dy ambasada në Romë-një për qeverinë italiane. Tjetra për Vatikanin. Në Bruksel kemi tre amasadorë: Për mbretin.

Për NATON. Për BE-në. Kur Jugosllavia ishte një shtet-kishim një ambasadë në Beograd. Tani kemi- 7 ambasada në çdo ish republikë të Titos…Dhe diplomatën, jo rrallë, tundin derën…pa folur për sherret mes grave të diplomatëve…

Së pesti, do vijë një ditë, ende nuk dihet kur, që emigrantët do të kenë nishane në qeveri. Të gjithë buzëqeshën. Ky llaf ka 20 vjet që qarkullon. Nuku zbatohet, sepse ka më shumë kërkesa nga militantët e partive, se sa nishan qeverie. Pa folur, për aleatët e Ramës, që nuk ngopen me thella, duan llokma. Kolltuqë qeverie, de!

Kafe. Me dy emigrant. Një nga Greqia. Tjetri nga Italia. Tha I pari: -Në Greqi, jetojnë rreth një milionë shqiptarë. Paradoks. Të gjithë diplomatët, duke filluar nga shoferët e duke përfunduar tek ambasadorët, kanë ardhur me kuç e me maç nga Shqipnia? Qeveria I paguan diplomatët, si frëngu pulën: Rroga, qira, drita, ujë. Shkova në ambasadën e Greqisë në Tiranë. Shumica e nënpunësve janë shqiptarë. Po kështu shqiptarët bëjnë punën e diplomatëve amerikanë, italianë a francezë?!

Emigranti nga Italia shtoi:- Duhen para për gratë e diplomatëve. Nuk punojnë. Thurin llogje. Shteti u paguan siguracionet, për të dalë në pension…Mos vallë pengon ligji që emigrantëve u janë mbyllur dyert e ambasadave për punë?
Unë:- Në vitin 1998 ambasdor I Shqipërisë në Bruksel ka qënë Idris Basha, një emigrant 24 karar?!

Kaqë, se e zgjatëm dhe e bëmë tërkuzë…

Share: