Komediani Ermal Mamaqi kete radhe beri xing me Enver Hoxhen i cili ishte personazh si ne intervisten me Blendi Fevziun ashtu edhe me kengetaren Rezarta Shkurta, nuse ne familjen e Enver Hoxhes.
Mamaqi ne fakt, nxori qe Blendi Fevziu eshte njeri nga Enveret e diteve te sotme qe ka bredhur dhe bredh boten sepse nuk i mungojne leket dhe qe foli per pushtetin e diteve te sotme i cili bazen e ka te parate dhe njerezit qe i zoterojne ato.
Kengetarja Rezarta Shkurta foli me ironi per gazetarin Fevziu qe e cilesoi si te shtepise se “Klan” por qe me sa dukej si ka ka pelqyer libri qe ai ka shkruar mbi Enver Hoxhen, shtoi se ne kohen e Enver Hoxhes jetohej me mire se ne ditet e sotme dhe se Shqiperia vetem pas vdekjes se Enverit filloi krizen!
Ne fakt, Rezarta Shkurta duhet falur se me te degjuar e ka ate kohe dhe sigurisht nga njerez me konflikt interesi, perderisa mosha e saj sigurisht nuk ja ka ofruar ate “fat” dhe ka lindur nje vit pas vdekjes se diktatorit…
Por pyetja shtrohet, nese ne qe i kemi jetuar te dyja kohet, dmth ate te Enver Hoxhes dje te gjithe pushtetshem dhe kete te Envereve te sotem parellinj, do ta shohim shoqerine shqiptare qe ja beri nje here XING Enverit dje, tia beje XING edhe kesaj kohe kur nuk ka vetem nje Enver, por disa qe ne me te miren e rasteve prezantojne 5% te shoqerise dhe zoterojne 95% te pasurive kombetare dhe, ne te kemi nje shoqeri me te drejte…!?