Home KRYESORE Grabitje në ish-Bllok, grusht dhe kanosje për lekët

Grabitje në ish-Bllok, grusht dhe kanosje për lekët

Një i ri ka rënë pre e një grabitjeje spektakolare në zonën e ish-Bllokut. F.Sh., ndërsa po ecte në rrugën “Ibrahim Rrugova” është goditur me grusht nga agresorët janë A.Z dhe E.E., të dy nga 26 vjeç. Këta të fundit i kanë marrë të riut telefonin dhe dy bizhuteri. Përveç kësaj, ata e kanë kanosur duke i kërkuar një sasi lekësh.

Grabitja ka ndodhur gjate dites se shtune, dhe Policia po punon per kapjen e dy autoreve dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Komunikata e Policisë:

Më datë 05.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve A.Z dhe E.E, vjeç 26 e 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, kanë goditur me grusht, i kanë marrë 1 telefon dhe 2 bizhuteri, shtetasit F.Sh, vjeç 18, banues në Tiranë, dhe e kanë kanosur duke i kërkuar një sasi lekësh. Nenet 90 dhe 109/b të Kodit Penal.

Share: