Një vajzë e deklaruar e humbur në fillim të muajit gusht është gjetur e lidhur brenda në një kontenier. Kala Brown, 30 vjeçe, u zbulua ditën e enjte nga policia në Karolinën e Jugut. Sherifi Chuck Wright tha se ata e gjetën gruan të lidhur si një qen dhe për dy muaj ajo dyshohet se ishte mbajtur peng atje. “Është vetëm Zoti ai që bëri që ne ta gjejmë vajzën të gjallë”, i tha ai televizionit “NBC”.
Vajza u zhduk me të dashurin e saj Charlie Carver, 32 vjeç më 30 gusht të këtij viti. Autoritetet janë ende në kërkim të Charlie, por makina e tij u gjet në vendin e ngjarjes.
Personi që është pronar i tokës, Todd Kohlhepp, 45 vjeç, është një person me precedent penal për krime seksuale. Ai është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, tha sherifi, pasi dyshohet se e ka përdhunuar vajzën gjatë gjithë kësaj periudhe. Një hetim i madh ka nisur në gjithë pronën e tij, pasi dyshohet se 4 trupa të tjerë mund t’i ketë groposur aty. /360grade.al