Një 60-vjeçare ka humbur jetën pasi është operuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Zenedi Harunaj nga Vlora, e cila ishte operuar përpara disa ditësh në këtë maternitet dhe pasi ishte larguar për në banesë, kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Menjëherë, viktima është dërguar nga familjarët ditën e djeshme në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Prokuroria ka nisur hetimet rreth ngjarjes, për të zbardhur shkaqet dhe për të zbuluar nëse ka pasur pakujdesi në mjekim.
Kujtojmë se në muajin shtator të këtij viti, 35-vjeçarja Aida Çajka humbi jetën së bashku me foshnjen e saj ne te njetin spital…