Home KRYESORE Ish-ministri i Financave jep alarmin: Kompani fantazma po vjedhin kursimet e shqiptarëve

Ish-ministri i Financave jep alarmin: Kompani fantazma po vjedhin kursimet e shqiptarëve

Ish- ministri i Financave, Arben Malaj jep alarmin se shumë kompani fantazmë online janë duke vjedhur kursimet e qytetarëve duke mashtruar për fitime në shifra marramëndëse.

Shkrimi i Malajt

Te dashur miq ne fb, njoftimin e disa mediave dhe autoriteteve mbikqyrese per riskun e kompanive online qe po vjedhin kursimet tuaja duhet ta percillim tek cdo kolege dhe i afert.

Keto kompani mashtruese po ju vjedhin parate, po u bejne me te varfer.

Kujdes, fitimet joshese jane grepi per tju peshkuar dhe vjedhur cdo qindarkë. Sa me te medha keto fitime teorike qe ju joshin ju aq me te madha, aq me vrastare dhe aq me te renda do te jene humbjet juaj.

Kujdes parate tuaja dhe te aferme tuaj jane para nga shume sakrifica, mos u genjeni nga keto pretime, mos i merni parate e femijve dhe te ardhurave tuaja dhe ti investoni ne keto skema grabitese.

Bankat duhet te bllokojne perdorimin e kartave te kreditit dhe debitit te klienteve apo depozituesve te tyre per te investuar ne keto skema.

Duhet te krijohen listat e zeza te kompanive grabitqare. Ndergjegjesimi publik duhet te jete aktiv edhe nga autoritetet mbikqyrese ne media e shkruar dhe TV.

Nje material konciz me shenjat paralajmeruese se mund te jeni viktem duhet te perdoret per ndergjegjesimin e cdo individi. Dikush mund te rekomandoj le ti leme keta individe te mesojne duke e pesuar / falimentuar, por ne kete rast kriza sociale si individe, familje dhe shoqeri eshte shume e rende dhe kur permasat rritet ajo demton rende kohezionin social te vendit tone.

Kompanite grabitqare vjedhin milionat, qinrda apo mijra individe/investiore humbasin kursimet e tyre. Keta te mashtruar i shtohen numrit te njerezve te varfer qe rrit edhe barren e buxhetit te shtetit.

Screenshot 10

Share: