Këngëtarja e re Arilena Ara ka qenë një nga konkurrentet e radhës së festivalit “Kënga Magjike” e cila është prezantuar dje me këngën e saj “Nëntori”.
Vetëm para pak minutash, një ndër personat që kanë shpërndarë video të këngës ka qenë edhe Flori Mumajesi, i cili krahas videos së postuar në profilin e tij në Instagram, shkruan:
“Ylli në ballë”, – duke iu referuar pikërisht Arilenës.
Por interesant është fakti se ndër komentuesit e shumtë është edhe një personazh i njohur, Alketa Vejsiu, e cila ka komentuar:
“Oh, sa bukur! Love it! Flor, më bëj një këngë se më ka marrë malli!”
Pra, një kërkesë e drejtpërdrejtë kjo e moderatores së njohur, e cila mesa duket ka nostalgji për muzikën dhe kërkon të rikthehet me një këngë të realizuar nga producenti i njohur.
Kujtojmë se Flori dhe Alketa janë miq prej vitesh dhe kanë pasur disa bashkëpunime me njëri-tjetrin, ku përmendim duetin “Merrmë të fundit natë”, këngën “Po s’më puthe ti” të kënduar nga moderatorja.
Media