Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, të cilit iu gjetën 20 kg heroinë. Shqiptari quhet Feim Nure, 30 vjeç dhe bën pjesë në një organizatë trafikantësh në zonën e Padovas. Droga kapte një vlerë prej 600 mijë eurosh në treg. Në momentin e arrestimit ai ndodhej pranë banesës së tij. Pas kontrolleve policia i gjeti edhe 9500 euro.