Këngëtarja Klesta Qehaja me këngën “Besoj” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovsion 2016, u zgjodh si fituese e cmimit të parë të edicionit të 52-të të Festivalit Kombëtar të Këngës për Fëmijë UNANIMISHT nga nje Juri që për herë të parë kapërceu kufijtë e muzikës shqiptare.
Përvec emrave të njohur të artit tonë, në juri u përfshinë edhe dy personalitete të festivalit evropian të këngës për fëmijë; producenti dhe organizatori i Junor Eurovision, z. Gordon Bonello si dhe një nga antarët e jurisë evropiane, Znj. Olga Salamakha Kordinatore Projekti në EBU & Kryetare e Delegacionit Bjellorus në Junior Eurovision 2016.
Juria e Festivalit që organizohet nga Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë përzgjodhi njëzëri si fituese të cmimit të parë, këngën “Besoj” të kompozuar nga Adrian Hila, me tekst të Pandi Lacos, më 1 Qershor 2016 në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Televizioni Publik Shqiptar.