Home KRYESORE Koço Kokëdhima: Do nis një lëvizje brenda PS-së

Koço Kokëdhima: Do nis një lëvizje brenda PS-së

Koço Kokëdhima mendon se ka ardhur koha të rikthehet ne PS por nje projekt politik krejt te vecante. Edhe pse i dukej shume i madh ai  Trump ne USA, Kokedhima u shfaq i kenaur kur paralelizohej!

kujtojme qe prej muajsh ish-deputeti i Partisë Socialiste ka qëndruar jashtë politikës aktive dhe zhvillimeve në forumet drejtuese për shkak të ftohjes me kryeministrin Edi Rama. Por qartazi tashme me afrimin e momentit të përcaktimit të listave me kandidatë për deputetë në zgjedhjet e pranverës së vitit 2017 kanë bërë që Kokëdhima të rikthehet në skenë…

Ne fakt, i ftuar në studion e gazetares Eni Vasili ne 24 News, ish-deputeti tha se do të nisë një lëvizje brenda selisë rozë.

“Do të nis një lëvizje brenda partisë që saktëson që përfaqësuesit e partisë t’i zgjedhë anëtarësia me parimin “një anëtar, një votë”. Unë e ndaj këtë ide me shumë prej anëtarësisë. A ka deputetë që më mbështesin? Nuk i kam pyetur. Këto ide i ndaj me bazën. Nuk ka anëtar në PS që është dakord me këtë mënyrë të zgjedhuri. Nuk ka anëtar që nuk thotë që nuk dua ti nxjerr vetë të zgjedhurit. Nëse nuk i merr këto standarde PS do të zvogëlohet” – tha Kokëdhima.

Share: