Home KRYESORE Kush është Eriola Pira, shqiptarja-amerikane që çorientoi Ramën në New York?

Kush është Eriola Pira, shqiptarja-amerikane që çorientoi Ramën në New York?

Kush është Eriola Pira, shqiptarja-amerikane që çorientoi Ramën në New York?

Gjatë ekspozitës së tij të pikturave në New York, kryeministri Edi Rama nuk e priste që të përballej me pyetje për qeverisjen e tij. Ishte pikërish shqiptarja-amerikane Eriola Pira e cila e bëri kryeministrin Rama që të sikletosej.

Teksa morri të drejtën e fjalës, Eriola iu drejtua të pranishëmëve nëse e njihnin kryeministrit autokrat.

“Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së ‘bojatisjes së qytetit’? Dhe më lini t’u ndihmoj me këtë. Sepse ka pasur…

– Shkatërrim sistematik të institucioneve publike, të tilla si të arsimit të lartë, që ka çuar në burgosjen dhe përndjekjen e protestuesve studentë

– korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe përzierje sistematike me mafian e ndërtimit dhe të drogës

– kontroll autokratik ndaj mediave mainstream, që është pasuar nga censurimi i mediave alternative dhe sociale

– përdorimi i artit si vegël propagandistike për t’i estetizuar të gjitha këto probleme e ka vënë artin në pozicionin më të vështirë, madje edhe po të përfshijmë në krahasim 8 vjetët e një qeverie të djathtë.”

Dhe pyetja ime shtesë për Ramën ishte: “Si mendoni se duhet të protestojnë artistët ndaj politikave tuaja?” – i drejtohet Eriola Pira, të pranishmëve.

Gjatë këtij fjalimi, kryeministri Rama humbi qetësinë dhe filloi të bënte lëvizje të çrregullta. Brenda pak sekondave piu disa herë ujë ndërsa në një moment u shpërfytyrua me një nënqeshje të sforcuar.

Në fund të fjalimit të Eriolës, një person (me siguri një nga të afërmit e Ramës) pyet me arrogancë se kush ishte kjo që po fliste në këtë mënyrë dhe jashtë shijeve të kryeministrit.

Pas fjalimit të Eriolës, Rama tentoi të hidhej në kundërsulm duke i thënë që Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian ndërsa i tha asaj se nuk kishte kuptuar realitetin në Shqipëri.

Po kush është Eriola Pira?

Eriola Pira është një kuratore arti si dhe shkrimtare e cila jeton në New York. Ajo aktualisht drejton programin për çmimet e Artistëve të Rinj për artin vizual, një rrjet që mbështet të rinjtë e Europës Qëndrore dhe Lindore.

Eriola është edhe redaktore në revistën Guernica ndërsa është diplomuar për Komunikim, Masmedia dhe Histori Arti. Ajo është e fokusuar gjithashtu në hulumtimin e saj “Fulbright Fellowship”, mbi praktikat e artit bashkëkohor post-komuniste në Shqipëri ndërsa ka zhvilluar një master në universitetin e New York për teoritë e kulturës vizuale.

Kohët fundit, shiptarja-amerikane Erjola Pira po punon me artistët e rinj shqiptar duke i ndihmuar ata për të ecur në rrugën e artit bashkëkohor ndërkombëtar. /boldnews/

Share: