Floriana Garo është bërë personazh i dashur i televizionit. Ishit mësuar ta shihnit tek emisioni “Jo vetëm modë” dhe teksa drejtonte parashikimin e motit. Por ja që nuk do të mund ta shihni më tek kjo e fundit, pasi vendin e Florianës do ta zërë një tjetër bukuroshe. Ajo quhet Brikena Prifti e cila prej kohësh ka qenë pjesë e modelingut. Por ka edhe profilin tjetër të saj, pasi ka studiuar për Gazetari dhe Shkenca komunikimi. Si duket, pjesëmarrja tek “E Diell” në Top Channel ishte një mundësi e mirë që Brikena të vazhdonte të ishte pjesë e televizionit./360grade.al