Kosova po perjeton nje situate inkuizitive. Destabiliteti politik, tronditjet sociale, ballafaqimet e eksponenteve politik, te luftes dhe te paqes po krijojne nje mjedis te larte tensioni dhe pasigurie. Vlerat e UCK dhe te luftes, arritjet e konsiderueshme te viteve te pavaresise e te demokracise duket se po kryqezohen nga interesa individesh e grupesh qe jane gati te sakrifikojne gjithcka per te mbuluar pergjegjesite e tyre si dhe per te te arritur ambiciet e veta.
Ligjet e mbivendosura duhen shfuqizuar
Kaosin me te madh ne Kosove e krijojne ekzistenca e disa sistemeve ligjore, te koheve dhe sistemeve te ndryshme ne kohe dhe hapsire. Se pari, ne Kosove vijojne te veprojne juridikisht ligje te trasheguara nga ish-Jugosllavia. Ky sistem ligjor nuk u shfuqizua as nga UNMIK dhe as nga Republika e Kosoves. UNMIK mbajti nje sere ligjesh nga ish-Jugosllavia, per arsye kompromisi politik, por edhe per arsye kohe e kapacitetesh te limituara ligj-berese. Konseguencat e ketij sistemi juridik ish-Jugosllav te mbetur ne fuqi jane urdherat ne fuqi te prokurorise Serbe qe ndalon, arreston dhe gjykon shtetas, zyrtare dhe lidere te Kosoves jashte territorit. Keto mbetje ligjore te ish-Jugosllavise jane antishtetetore dhe antidemokratike dhe si te tilla duhen abroguar.
Se dyti, ne Kosove vazhdojne te ekzistojne dhe te kene vlefshmeri juridike aktet rregullative te UNMIK te periudhes 1999-2008. Keto akte u bene nga Perfaqesuesit e Larte te SP te OKB. Keto akte ishin tranzitive. Por per shkaqe te ndryshme vijojne ne nje pjese te tyre te mbeten ne fuqi. Keto akte nuk kane pasur transparence, gjithperfshirje, baze demokratike. Mjaft prej ketyre akteve te UNMIK tanime jane antikushtetuese. Si te tilla duhen abroguar.
Se treti, ne Kosove ekziston edhe sistemi i ri juriko-kushtetues i shtetit te pavarur te Kosoves. Ky sistem i ri ka vlera e legjitimitet. Mirepo ky sistem juridiko-kushtetues nuk ka insitucione drejtesie kombetare qe te zbatohet rigorozisht.
Paralelet e gjykatave duhen zgjidhur
Ne Kosove kane ekzistuar disa prokurori dhe gjykata te cilat jane krijuar ne kohe te ndryshme. Se pari, kane ekzistuar e funksionuar prokurori e gjykata ish-Jugosllave. Se dyti, kane ekzistuar e funksionuar prokurori e gjykata te emeruara te UNMIK, te cilat perdoren Gjykaten e Hages. Se treti, kane ekzistuar e funksionuar prokuroria e EULEX-it. Se treti, kane ekzistuar e funksionuar prokurori dhe gjykata te Shtetit te Kosoves. Dhe se fundi po ngrihet edhe Specialja per gjykimin e lendes juridike te percaktuar.
Gjithe keto sisteme drejtesie kane krijuar nje kaos te paprecedent ne zbatimin e ligjit ne Kosove. Aq sa.mund te thuhet pa hezitim se keto sisteme kane krijuar struktura paralele qe po tronditin jeten demokratike, politike, sociale ne Kosove.
Kjo situate ka provokuar rastet e UCK, rastin e Limajt dhe te shume lendeve te tjera juridike, fati i te cilave nuk eshte aspak i qarte . Institucionet shteterore te Kosoves, Qeveria dhe Parlamenti duhet te vene ne krye te te gjithe priorioriteteve te tyre abgrogimin e sistemeve ligjore paralele si dhe te percaktojne qarte statuset e institucioneve te drejtesise, te brendshme dhe te huaja qe ekzistojne dhe funksionojne ne Kosove.
Ky prioritet eshte alarm, ndryshe Kosova, UCK, individe e lidere te luftes e te paqes do sfidohen here pas hete nga ligje, prokurori e gjykata te ndryshme pa gjetur drejtesine e merituar.