Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta II është shprehur e impresionuar nga ndryshimi i Shqipërisë në pak vite. Këtë komente, ajo e ka bërë gjatë paraqitjes së Letrave Kredenciale të ambasadorit të Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko.Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore Mbretëresha Elizabeth II i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Qirko duke i dëshiruar njëkohësisht sukses në këtë detyrë të rëndësishme.
Duke marrë fjalën ambasadori Qirko, thekoi se e konsideronte privilegj përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë pranë Oborrit të St James.
Ai falënderoi Mbretëreshën Elizabeth II për mbështetjen dhe ndihmën që ajo dhe vendi i saj i kanë dhënë zhvillimeve demokratike në Shqipëri, integrimit euroatlantik të vendit dhe problemit shqiptar në përgjithësi.
Në vijim ambasadori Qirko informoi Madhërinë e Saj për rolin që
Republika e Shqipërisë luan në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe kontributin që jep në çështjet globale si anëtare e NATOs dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.