Home KRYESORE Neranxi: Ja kerkesat e Himarjoteve dorezuar Avokatit te Popullit. Asnjera ska lidhje...

Neranxi: Ja kerkesat e Himarjoteve dorezuar Avokatit te Popullit. Asnjera ska lidhje me entitetin grek, vec me te drejten e prones.

Nga Nikollaq Neranxi

Sot Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani ishte ne Himare ku u takua me Kryetarin e Bashkise Jorgo Goro, mori takim me te gjithe banoret qe iu cenohet prona nga plani rregullues, sepse disa nuk kane certifikata pronesie e me te tjere nuk eshte negociuar per ndonje rikompensim etj.

Me pas Totozani u takua me Aleancen per Mbrojtjen e Pronave ne Himare ku aderojne disa shoqata. Kerkesat tona ndaj tij jane te formuluara si me poshte:

Zbatimi I projektit per planin rregullues te qytetit te Himares po aplikohet ne menyre arbitrare dhe ne kundershtim me dispopzitat kushtetuese nga organet e pushtetit vendor.

Keshtu, megjithese projekti ka hasur qe nga fillesa e tij kundershtimin nga banoret autoktone himariot, serisht organet shteterore kane vijuar me shpejtesi procedurat per prishjen e godinave qe preken nga plani, aq meteper qe nje pjese e tyre jane ndertuar prej me shume se 150 vitesh.

Ne kete aspekt nxitimi I administrates shteterore eshte jo vetem I pakuptimte dhe ne kundershtim me interesat e vete banoreve por ne te njejten kohe cenon te drejten e prones se pronareve.

Ndaj eshte e papranueshme dhe aspak proporcionale zbatimi I nje plani rregullues nderkohe qe dhjetra familje vendase detyrohen te braktisin shtepite e tyre e te behen te pastrehe si pasoje e politikave shteterore te pamenduara thellesisht.

Shteti duhet ti kishte krijuar shtetasve te tij mundesine e nje strehimi alternativ sipas normave te strehimit ne menyre qe pasojat e zbatimit te planit te kishin efekte minimale ne jeten e gjithesecilit prej banoreve.

Duke vepruar ne kete menyre abuzive administrata shteterore cenon edhe sigurine juridike te ketyre banoreve te cilet banojne ne keto banesa te trasheguara prej qindra vitesh tashme, cka ka sjelle gjithashtu edhe diskriminim te tyre.

Per kete shkak, shteti mund te vijoje me zbatimin e projektit urbanistik vetem pasi ti kete mundesuar banoreve kushte strehimi e jeteses. Te njejten fryme parashikon edhe ligji” Per programet sociale per strehimin e banoreve te zonave urbane”.

Nga ana tjeter eshte I vertete fakti qe shteti mund te shpronesoje ne dobi te nje interesi te pergjithshem publik por ky interes nuk mund te jete ne shperpjestim me interesin privat te banoreve.

Ne cdo rast referuar edhe praktikes se Gjykates Kushtetuese, duhet te ekzistoje nje mase proporcionaliteti midis interesit publik dhe kufizimit te interesit privat. Kjo pasi keto interesa jane ne funksion dhe plotesim te njera tjetres, me qellim qe dhe shteti te realizoje ne nje menyre gjitheperfshirese, efikase dhe eficente objektivat e tij kryesore, ate te mireqenies se pergjithshme dhe shtetit social.

Duke vepruar ne nje menyre te tille represive shteti natyrshem devijon nga keto dy objektiva duke u kthyer keshtu jo me ne nje shtet social por ne nje shtet ndeshkues.

Ndermarrja e ketyre veprimeve, duke qene se nuk mbart ne vetvete proporcionalitet midis interesit privat dhe publik, nuk perben gjithashtu as nje mjet efektiv e eficent ne zhvillimin social-kulturor te Himares. Kjo pasi e drejta private humbet teresisht ne favor te asaj publike.

Vec sa siper, sjellim gjithashtu ne vemendje faktin se deri me tani ne asnje rast, nuk kemi pasur bashkepunimin e administrates shteterore per te informuar ne detaje banoret e Himares mbi projektin e planifikuar.

Perkundrazi nga ana e tyre eshte percjellur nje mungese totale trasparence ne kete aspekt. Madje kjo administrate ne asnje rast nuk ka tentuar te marre dakortesine, apo opinione te banoreve te prekur, por jo vetem mbi zbatueshmerine e projektit. Kjo ne fakt perben edhe nje shkelje thelbesore te procedures se implementit dhe zbatimit te projektit urbanistik.

E vetmja shkrese e ardhur ne adrese te banoreve eshte ajo e Agjensise se Planifikimit te Teritorrit ne muajin shtator, sipas se ciles thuhet se projekti urbanistik eshte ende ne faze prokurimi dhe per rrjedhoje ende nuk eshte percaktuar projekti fitues.

Pra sic shihet, edhe ne aspektin procedurial administrativ vijimesia e zbatimit te ketij projekti po kryhet ne shkelje te renda te parimeve proceduriale administrative te cilat ne fakt perbejne ne vetvete edhe garancine e individeve per mbrojtjen e te drejtave te tyre subjective nga veprimet abusive dhe arbitrare te administrates shteterore.

Per keto shkaqe vleresojme se kerkesat tona jane te drejta dhe duhet te sherbejne si nje sirene alarmi ne menyre qe organet kompetente te gjejne zgjidhjet me te mira te mundshme per ceshtjen.

Si perfundim ne kerkojme:

– Te zbatohen kerkesat qe la populli I Himares ne takimin e 14 Gushtit 2016.
– Nje nga kerkesat kryesore ishte te mos lejojme si komunitet asnje investim publik pa u regjistruar ne zyrat e hipotekes tokat dhe te shtepite qofte te trasheguara qofte dhe te ndertuara vete.
– Mbasi te keni regjistruar tokat nese bashkia ka ndonje projekt per rivitalizimin urban do te pyetet komuniteti qe I preken interesat dhe jo pjese e komunitet te bashkise qe ndodhet jashte territorit te invesimit publik: Vranishte – Kuc – Borsh.
fb_img_1478607326062– Jemi dakord te kthejme ne identitet shtepite qe kane prishur pamjen ne keto vitet e tranzicionit dhe te kthejme lagjen sic ka qene para viteve 90 per te qene trashegimtare te tokes dhe te kesaj historie te trasheguar te vete Himarioteve.
– Keto masa ne i kerkojme per te parandaluar nje “genocid modern” qe do te beje sot qeveria me ne krye Edi Ramen.

Share: